Shqipëri-Marok/ Blindohet stadiumi “Loro Boriçi”
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 15:24
Edhe pse duan edhe tre orë nga ndeshja miqësore e kombëtares shqiptare me përfaqësuesen e Marokut, stadiumi “Loro Boriçi” i cili inagurohet sot, është blinduar nga forca të policisë.
Qindra efektivë kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa mbi stadium janë vendosur dhe snajperistë.
Sikundër ishte paralajmëruar, bizneset që ushtrojnë aktivitetin përreth stadiumit kanë mbyllur aktivitetet në orën 15:00.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen, duhet të jenë të pajisur me bileta dhe me dokumenta identifikimi. Nuk do të lejohen as sende të forta.
KOHA JONË SONDAZH