Shqipëri­-Portugali, dalin biletat e para të personalizuara (Foto)

Për herë të parë në Shqipëri, në biletën për të ndjekur një ndeshje futbolli do të ketë elementë të personalizuar, duke filluar që nga emri i shkruar.

Siç shihet qartë edhe nga kjo foto, është shkruar emri dhe mbiemri i atij që posedon biletën dhe përpara hyrjes në stadium, personi duhet të tregojë edhe kartën e identitetit ose pasaportën, në mënyrë që të korrespondojnë.

Nëse personi nuk korrespondon i njëjtë, atëherë ai nuk do të lejohet të futet në stadium.

Për herë të parë kjo po aplikohet për ndeshjen Shqipëri­Portugali, që do të luhet më 7 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. 

SHKARKO APP