Shqipëri/Qytetet më të prekura nga virusi. 123 të prekur dhe 5 të viktima
Shqipëria ka hyrë në javën e tretë të shtetrrethimit dhe deri më tani janë zyrtarizuar 123 të prekur, 5 viktima dhe 10 të shëruar. Një bilanc i rëndë ky për Shqipërinë dhe popullsinë e saj. Epiqendra mbetet Tirana, pastaj Fieri dhe në vend të tretë Korça. Qyteti i serenatave ka pësuar një rritje të frikshme në 24 orët e fundit, me 9 të prekur. Tirana ka 72 të prekur, kurse Fieri ka 12 qytetarë, në mesin e të cilëve edhe djali i deputetes së PS-së për këtë qark, Antoneta Dhima.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korçë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë