Shqipëri/Revolta në burg, barrikadë gardianëve
Kur qeveria nxori një pjesë të mirë të të dënuarëve, kjo përkohësisht si masë ndaj pandemisë së Covid-19, në burgun e Reçit ka pasur një revoltë nga të dënuarit. Më 12 mars, pesë të dënuar organizuan rezistencë duke bërë një revoltë.
Mësohet se të dënuarit që organizuan revoltën dhe që hodhën bombolat e gazit, duke vendosur zjarrin sektorit janë vendosur në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë në burgun e Fierit. Gjatë orarit të qëndrimit në holl 15:00-18:00 të paraburgosurit janë shprehur se nuk futen nëpër dhoma pa ardhur doktori për vizitë.
Bazuar te hetimet dhe dëshmitë, pas kërkesës janë marrë masat për sjelljen e doktorit, por këta të dënuarit kanë refuzuar duke pretenduar se do të vinte doktor nga Tirana. Më pas vijon më tej dokumenti, këta të burgosur filluan ngjarjet kriminale duke destabilizuar me britma, ulërima, thyerje, vendosje barrikade, por edhe hedhje të bombolave të gazit.