Shqipëri-Serbi, 9 tifozë do të kenë 1 polic nga pas

 

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka bërë publike disa nga masat për garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Në një komunikim me mediat, Loka ka bërë të ditur se për ndeshjen e 8 tetorit do të angazhohen 1.500 forca policore.

Kapaciteti i “Elbasan Arena” është 13 mijë vende, çka do të thotë se është llogaritur për çdo 9 tifozë të ketë një polic për sigurinë e tyre. 

Loka ka sqaruar gjithashtu edhe organizimin e punës për pallatet përreth, duke saktësuar: “Në ballkonë do të ketë vetëm familjarë e jo agjentë të policisë, siç përflitet”.

“Policia ka identifikuar banorët dhe nuk do të lejojë persona të tjerë në banesa”, ka thënë zyrtari i lartë i policisë.

SHKARKO APP