Shqipëri-Serbi, Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Shqipëri

 

Një ditë para ndeshjes në “Elbasan Arena” mes Shiqërisë dhe Serbisë, Ambasada Amerikanë në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për qytetarët amerikanë në vendin tonë, të cilëve u kërkon të jenë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre dhe të jenë gjithashtu vigjilentë.

“Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe në zonat publike kudo në Shqipëri, duke përfshirë Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Do të ketë mbyllje të kufizuara të akseve rrugore në qendër të Tiranës dhe trafiku do të jetë i rënduar në autostradën midis Tiranës dhe Elbasanit. Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese për të siguruar rendin publik, u kujtojmë qytetarëve amerikanë se ngjarje publike mund të bëhen ndonjëherë të çrregullta.

Nëse ju vendosni për të marrë pjesë në ndeshje ose në një shesh publik, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj, të mbani një nivel të lartë të vigjilencës, dhe të keni një plan për mënyrën se si të largoheni nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja”, thuhet në mesazhin e sigurisë të Ambasadës Amerikane në Tiranë. 

 

SHKARKO APP