Shqipëri-Serbi, drejtuesit e institucioneve të sigurisë në zyrën e Ramës

 

Ndeshja e kthimit Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet më 8 tetor ka mbledhur drejtuesit më të lartë të institucioneve të sigurisë në kryeministri.

Burime të sigurta  bëjnë të ditur se në takim janë të pranishëm ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika dhe kreu i FSHF-së Armando Duka.

”Takimi ka të bëjë me masat e sigurisë që do të ndërmerren gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi që luhet më 8 tetor. Një nga temat e takimit është dhe shitja e biletave të shoqëruara me karta identiteti”, raporton Ora News.

SHKARKO APP