Shqipëri-Serbi, Rama: S’jemi fushëbeteja e së shkuarës

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur hapjen e Kryeministrisë për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Përmes një statusi në Facebook, Rama e cilëson ndeshjen e së enjtes si sfidë për historinë.

Shefi i qeverisë u ka bërë apel edhe të gjithë tifozëve që të ruajnë imazhin e Shqipërisë mikpritëse pasi siç thekson e gjithë bota nuk do të shohë ndeshjen, por mbarëvajtjen e saj.

“NJË SFIDË PËR HISTORINË"

Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit. Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës”, shkruan Rama."

SHKARKO APP