Shqipëri-Serbi, tifozët me kartë identiteti në stadium, problematikët jashtë

Huliganizmi i shfaqur në Beograd apo tipa si “Ivani i Tmerrshëm” që me shokët e tij “vallëzoi” në sytë të 4000 mijë forcave të rendit, sa në stadium ashtu edhe në fushë, duke bërë që ndeshja e 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë të ndërpritej, nuk do të ketë asnjë shans të përsëritet në Shkodër.

Është diskutuar gjerë e gjatë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, por në një takim mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, një ndër temat kryesore ka qenë shitja e biletave, e cila do të bëhet nëpërmjet kartave të indentitetit, në mënyrë që të ketë kontroll të plotë të zhvillimit të ndeshjes. Personat me precedentë penalë nuk do lejohen të pajisen me bileta.

FSHF kërkon mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për të organizuar ndeshjen më të rrezikshme të historisë së futbollit tonë. Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, pati një takim në Kryeministri me Edi Ramën, si dhe një pjesë të kabinetit të tij, Ministrin e Mbrojtjes dhe të Rendit, përkatësisht Mimi Kodhelin dhe Ermal Tahirin, si dhe Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Visho Ajazi.

Nga sot, nis organizimi për marrjen e masave, që do të jenë ekstreme dhe të pa provuara më parë në vendin tonë, në mënyrë që më 8 tetor, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, gjithçka të jetë në standarde të larta europiane dhe të mos biem pre e asnjë provokimi serb, që të mos përsëritet Beogradi i 14 tetorit të vitit të kaluar në ndeshjen e kthimit, në Shqipëri.

SHKARKO APP