Shqipëri-Serbi, Vuçiç: Po shoh, të vij apo jo! (pret që t’i lutet Rama)

Kryeministri serb Aleksandar Vuçic është shprehur se do të marrë pjesë në ndeshjen Shqipëri- Serbi, mw 8 tetor, vetëm pasi të shohë se kush do të jetë i pranishëm në stadium.

Në një reagim të tij ditën e sotme ai tha se po pret nga homologu shqiptar Edi Rama, ta informojë se kush do të jetë pjesëmarrës.

 “Unë nuk e kam vendosur nëse do të shkoj, sepse po pres të shoh se kush do të jetë. Unë po pres të marr informacion nga zyra e Edi Ramës, e më pas do të marr një vendim”, tha ai.

Vuçiç do të takojë sot në mbrëmje lojtarët e skuadrës serbe, para se ata të largohen nesër për në Shqipëri.

SHKARKO APP