Shqipëri/1 në 4 persona, kanë shfaqur çrregullime të shëndetit mendor
Në ditën botërore të shëndetit mendor, profesionistë të fushës, këshillojnë se nuk duhet të harrojnë rolin e familjes, apo komunitetit, kjo sa i përket normalizimet e çrregullimeve.
Mjekët dhe stafi i spitaleve respektive psikiatrike, u përkujdesën për një ditë ndryshe për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor. Familja por edhe komuniteti janë parësorë për ekuilibrin mendor të një personi.
Ekspertët në spitalin psikiatrik të Vlorës pohojnë se nuk duhen fajësuar vetëm institucionet shtetërore për rastet e kriminalitetit nga persona me probleme mendore.
Kujtim Llapi u shpreh se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në personalitetin e një individi, por kushdo që ka mundësinë të konstatojë rrezikshëmrinë e tij, duhet të lajmërojë organet kompetente.
Në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ku cdo vit trajtohen të paktën 400 pacientë, psikologët këshillojnë që familja të japë përkujdesjen maksimale për personat me probleme të shëndetit mendor.
KOHA JONË SONDAZH

