Shqipëria, anëtare te trojkës që drejton kryesinë e radhës së OSBE-së në 2020

Është miratuar kandidatura e Shqipërisë për kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020. Nga 1 janari 2019 Shqipëria bëhet pjesë e Trojkës. Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimit në Twitter. Shqipëria ishte kandidatura me potencialet më të madhe për të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020.

Anëtarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në KSBE ( OSBE që nga viti 1995) u bë më 19 qershor 1991. Shqipërisë në kushtet e vititi 1990 iu ofrua vetëm statusi i vëzhguesit. Ajo filloi të merrte pjesë si vëzhguese në aktivitete të KSBE duke filluar nga Konferenca mbi Dimensionet Humane e mbajtur në Kopenhagen në qershor 1990.

Me 10 qershor 1991, Komisioni mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (Komisioni i Helsinkit) me qendër në Uashington, publikoi qëndrimin e tij në Neës Release në favour të kërkesës së Shqipërisë per anëtarësi të plotë në KSBE në takimin e qershorit. Kanali televiziv i lajmeve CNN, pasi dha njoftimin për mbledhjen e qershorit në Berlin dhe ceremoninë e pranimit të Shqipërisë në KSBE, e përfundonte lajmin “ …Tani me demokratizimin e Shqipërise Evropa u bë e plotë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?