Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, arrihet dakordësia për Kapitullin 20

Shqipëria ka bërë një tjetër hap përpara në procesin e integrimit europian. Në nivelin e COELA-s është arritur dakordësia për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave të anëtarësimit. Vendimi i marrë në COELA pritet të kalojë tashmë në COREPER, ku shqyrtimi dhe miratimi pritet të zhvillohet të enjten rreth mesditës.

Nëse qëndrimi i përbashkët i vendeve anëtare miratohet në COREPER, procesi do të hyjë në fazën e radhës, atë të përgatitjes së Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Për momentin nuk ka ende një datë zyrtare për zhvillimin e konferencës. Në axhendën paraprake të Bashkimit Europian janë parashikuar katër konferenca ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme, me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë.

Për Shqipërinë, data që shihet si më e mundshme është 13 tetori, pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së (GAC). Kjo datë mbetet ende në pritje të konfirmimit zyrtar. Vendimi përfundimtar pritet vetëm pasi COREPER të japë miratimin për qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Europian. Shqipëria është një hap më pranë mbylljes së një tjetër kapitulli në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?