”Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Qëndresa do të zhvendoset në të gjithë vendin
Nga protesta e kësaj të mërkure para Kryeministrisë kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj njoftoi se protesta vazhdon për ditën e 45-të dhe se kanë nisur përgatitjet për protestën e datës 21 janar. Lapaj theksoi se grupet e njerëzve që protestojnë para Kryeministrisë janë qytetarë të lirë që reagojnë kundër “të keqes” dhe i ftoi qytetarët të bashkohen për të mbështetur qëndrimin e tyre. Ai njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë takime në qytete të ndryshme, përfshirë Shkodrën, për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë edhe në protestën e 31 janarit.
KOHA JONË SONDAZH

