Shqipëria dhe Kosova përfitueset e para pajisjeve ushtarake amerikane, në kuadër të angazhimit në Gaza
SHBA ka njoftuar alokimin e 206 milionë dollarëve për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), e cila pritet të dislokohet në Gaza. Shqipëria dhe Kosova do të jenë ndër vendet e para që do të përfitojnë pajisje ushtarake amerikane në kuadër të misionit.
Financimi do të përdoret për pajisje, automjete, infrastrukturë dhe shpenzime operative. Ndërkohë, 6,3 milionë dollarë shtesë janë parashikuar për përshtatjen e nëntë transportuesve të blinduar.
Deri tani, Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria kanë premtuar dërgimin e trupave, ndërsa Egjipti dhe Jordania kanë shprehur gatishmërinë për trajnimin e policisë.
ISF synon të garantojë sigurinë në Gaza, të ndihmojë në trajnimin e forcave palestineze të policisë dhe të mbështesë shpërndarjen e ndihmave humanitare. Ende nuk është përcaktuar data e dislokimit të trupave.
KOHA JONË SONDAZH

