“Shqipëria e Madhe”, në zyrën e Berishës

Akuza se Tirana kërkon të realizojë Shqipërinë e Madhe është një nga refrenet më të pëlqyera për politikën serbe. Këtë kartë politike, Presidenti Tomislav Nikoliç dhe Kryeministri Aleksandar Vuçit po e përdorin me mjeshtëri në Bruksel, ku e paraqesin Tiranën zyrtare, si projektuese e një ideje të rrezikshme për të ardhmen e Ballkanit.

Kryeministri Edi Rama dhe politikanë të tjerë kanë deklaruar se kjo është një makth i Serbisë që nuk ka asnjë të vërtetë dhe realisht nuk ka ndonjë projekt apo forcë politike që të ketë ide të tilla në Shqipëri. Por duket se ndryshe mendon ish-kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë që ka dhënë mbrëmjen e sotme për “ABC Neës”, në zyrën e ish-kryeministrit bie në sy një foto ku pasqyrohet “Shqipëria e Madhe”. Është fotoja e “flamurit” që ngriti droni t në Beograd  më 14 tetor gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe që pasqyron një hartë me “Shqipërinë etnike”, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Një simbol i tillë mund të mos ketë asgjë të keqe kur mund të përdoret nga qytetarët. Por jep mesazhe të tjera kur shfaqet në zyrën e një politikani, aq më tepër një ish-kryeministri dhe ish-presidenti të vendit. Sigurisht, serbët do bërtasin se është provokim i shqiptarëve, por mund të shtojnë se: “ja ku është prova e projektit për Shqipërinë e Madhe”.

Nga mënyra sesi është vendosur fotoja gjatë intervistës, duket se nuk ka qenë e rastësishme. Madje është vendosur me kujdes në krah të ish-kreut të qeverisë. Çfarë mesazhi ka dashur të japë Berisha në këtë rast? Kërkon të bëjë nacionalistin tani që iku nga pushteti apo don të rrisë pikët në publikun nacionalist pas vizitës së Ramës në Beograd i cili ia mori stafetën ? Apo sërish do të krijoj një precedentë për tu faktorizuar?  

Në të vertetë Berisha ka qenë dhe mbetet një politikan që ka punuar shumë për Kosovën dhe çështjen kombëtare. Duam apo nuk duam kjo mbetet një e vertetë, thonë në selinë blu kur u pyetën për këtë rast ku me një finesë Berisha e kishte lenë që të dilte në plan të parë gjatë intervistës së sotme. E ne fund te fundit kush nuk e don bashkimin kombetar? Te gjithe e duan pasi jemi nje komb qe jemi ndare ne pese shtete ne Ballkan; ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi , Maqedoni dhe Greqi. 

 

 

SHKARKO APP