Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Shqipëria e Re” duhet të hyjë në fletën e votimit, përpara se të shuhet në Bulevard

“Shqipëria e Re” duhet të hyjë në fletën e votimit, përpara se të shuhet në Bulevard

Aktualitet
E diel, 4 Tetor 2026 12:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Spiten Prulli-

Pse protesta qytetare në Bulevard po humbet pjesëmarrës? Nëse krahasimi me tubimet e para konfirmon këtë tkurrje, organizatorët duhet ta kërkojnë përgjigjen edhe te strategjia e tyre. Qytetarët mund të dalin në shesh nga zemërimi, por për të qëndruar kërkojnë një perspektivë. Duan të kuptojnë se ku po shkon sakrifica e tyre dhe çfarë do të prodhojë ajo.

Një protestë mund të zgjojë shoqërinë, të vendosë pushtetin nën presion dhe të detyrojë institucionet të reagojnë. Por kur kërkon ndryshimin e të gjithë sistemit politik, duhet të tregojë edhe rrugën drejt këtij ndryshimi. Marshimi i përnatshëm nuk mund ta zëvendësojë pafundësisht këtë përgjigje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njerëzit lodhen kur u kërkohet të përsërisin të njëjtin veprim, ndërsa rezultati mbetet i paqartë. Kanë punë, familje, shpenzime dhe përgjegjësi. Largimi i tyre nga sheshi nuk do të thotë domosdoshmërisht se janë pajtuar me qeverinë. Mund të tregojë se nuk besojnë më te mënyra e zgjedhur për ta ndryshuar atë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këtu qëndron rreziku për “Shqipërinë e Re”: energjia që duhej të ndërtonte një alternativë mund të konsumohet në një ritual të përnatshëm. Të njëjtat thirrje, i njëjti itinerar, e njëjta pritje që nesër do të ndodhë diçka vendimtare. Por nesër vjen dhe qytetarëve u kërkohet sërish vetëm të marshojnë.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 3 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 4 orësh

Ndërkohë, Edi Rama mund ta shfrytëzojë politikisht vazhdimësinë e protestës. Përballë partnerëve europianë e paraqet pamjen e një vendi ku kundërshtarët protestojnë çdo natë përpara Kryeministrisë. Një protestë që synon ta vërë në vështirësi pushtetin rrezikon kështu të përdoret prej tij si dëshmi tolerance prej kryeministrit Rama. Dhe duhet pranuar se Rama mbetet mjeshtër i madh i kësaj.

Natyrisht, lejimi i protestës është detyrim demokratik. Nuk është dhuratë e kryeministrit. Dhe cilësia e demokracisë nuk matet vetëm me mundësinë për të dalë në Bulevard: matet edhe me konkurrencën e ndershme, institucionet e pavarura dhe mundësinë reale për ta ndryshuar pushtetin me votë. Por politikisht, një protestë pa rezultat të dukshëm mund t’i japë qeverisë kohë që ta përthithë goditjen fillestare. Dhe realisht kryeministri dy javët e para u trondit fort, e pa si një uragan shkatërrues, por me pas, mjeshtërisht e zbuti, e bëri si erë fresku për karriken e tij. Kaq shumë i pëlqen “muzika” e përnatshme poshtë zyrës së tij, sa bashkëpunëtorë të afërt të tij tregojnë se ai po “kompozon” një këngë me emrin “RAMA, IK!”.

Prandaj “Shqipëria e Re” duhej ta kishte hapur herët debatin për organizimin politik dhe përfaqësimin elektoral që në fillim. Nëse pretendon të zëvendësojë klasën politike aktuale duhet të paraqitet përpara qytetarëve me program, njerëz dhe përgjegjësi.

Emri “Shqipëria e Re” duhet të përfaqësojë një mundësi në fletën e votimit, që qytetari ta zgjedhë si shpresë për ndryshim. E nuk janë të paktë votuesit që do hidhnin votën për ta.

Kjo kërkon më shumë punë sesa organizimi i një marshimi. Kërkon struktura në gjithë vendin, drejtues të zgjedhur në mënyrë demokratike, financim transparent dhe propozime konkrete për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe administratën. Kërkon edhe garanci që një forcë e re nuk do të riprodhojë të njëjtat zakone që sot denoncon.

PS-ja ka interes që pakënaqësia të mbetet pa përfaqësim të fuqishëm elektoral. Edhe PD-ja ka interes që kundërshtimi ndaj Ramës të mos krijojë një konkurent të ri për votën opozitare. Këto interesa mund të përputhen pa pasur nevojë për ndonjë marrëveshje të fshehtë: një lëvizje që proteston, por nuk konkuron, nuk ua rrezikon drejtpërdrejt pozicionet në zgjedhje.

Në këtë këndvështrim duhet lexuar edhe qëndrimi i Flamur Nokës në “KOHA JONË–DEBAT”, sipas të cilit protesta mund ta ketë efektin pa u kthyer në parti politike. Protestat mund të arrijnë rezultate edhe pa u bërë parti, tha numri dy në PD. Por kur synimi është ndryshimi i sistemit të përfaqësimit, këshilla për të qëndruar jashtë konkurrencës elektorale meriton të shihet me dyshim politik.

Noka përfaqëson një parti që kërkon vota dhe pushtet. Përse qytetarëve që kundërshtojnë të dyja partitë e mëdha u sugjerohet të mjaftohen me ndikimin nga rruga? Sepse kanë frikë se mos kthehet në alternativë konkuruese politike.

Bllokimi i rrugëve mund të tërheqë vëmendjen, por përsëritja pa një objektiv të arritshëm mund të largojë edhe qytetarë që fillimisht e mbështetën kauzën. Organizatorët duhet ta dëgjojnë këtë shqetësim përpara se boshatisjen e sheshit ta shpjegojnë vetëm me indiferencën e publikut.

“Shqipëria e Re” ka nevojë për një vendim të qartë: si do ta kthejë pakënaqësinë në përfaqësim dhe përfaqësimin në ndryshim?

Rama dhe PD-ja mund të përballojnë një protestë që lodhet çdo natë. Një alternativë që organizohet, fiton besim dhe kërkon votën e qytetarëve do t’i vinte të dyja përpara një sfide shumë më serioze.

Ndaj, Rama dhe Berisha, edhe pa u takuar apo pa negociatorë të fshehtë, mirëkuptohen në distancë që Protesta të mos kthehet në parti politike në fletën e votimit. Bile edhe partitë e reja që shkojnë e bëjnë foto mes protestuesve, iu leverdis të mos jetë “Shqipëria e RE” në fletën e votimit.

Të gjitha partitë opozitare e duan Protestën ta përdorin, por edhe ta shqyejnë nga pak e përnatë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 17 minutash

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 55 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 22 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.