Shqipëria e shekullit të ri!
Nga: Alban Daci
Një ndër dilemat më të mëdha historike tashmë nuk ekziston, ajo e mundësisë së shpërbërjes së Shqipërisë dhe asimilimit të saj. Përtej, sulmeve e pushtimeve të vazhdueshme kundër territoreve shqiptare që nga luftërat romake e deri në rastin e fundit të Kosovës, shqiptarët shpëtuan nga asimilimi dhe po ashtu nga shpërbërja edhe pse në fakt insistimet e të huajve për ta arritur këtë kanë qenë serioze dhe të vazhdueshme. Shqiptarët mbijetuan e nuk u nënshtruan asnjëherë për disa faktorë:
Qëndrimet heroike të shqiptarëve përballë çdo sulmi dhe rreziku! Çdo brez e çdo periudhë ka qendrestarët e saj që nuk kursyen asgjë përballë rrezikut që i kanosej vendit. Shqiptarët nuk u asimiluan dhe nuk u shpërbënë me rastin e sundimit osman, sepse kur ata erdhën e gjetën thuajse të kryer modelin e shtetit unitar e kjo falë Besildhjes së Lezhës, faktit që kishte një prirës si Skendsrbeu, që ishte lider ushtar, politik e po ashtu edhe simbol shtetëror.
Periudha e Skënderbeut rriti ndjesinë e përkatësisë kombëtare e po ashtu edhe forcën edhe vullnetin për të rezistuar, pavaresisht numrave dhe forcave! Periudha e Skënderbeut, mund të cilësohet edhe një nga periudhat me jetëgjatësinë më te madhe politike në historinë politike shqiptare, sepse qeverisi për 25 vjet, mjaftueshëm për të krijuar identitetin shtetëror shqiptar.
Rilindja Kombëtare është periudha më e rëndësishme e zhvillimit të filozofisë të Shtetit Kombëtar dhe të Kombit e kjo falë kontribuuesve të mëdhenj të nivelit Kombëtar që përmes publikimeve zhvilluan më tej gjuhën shqipe duke e shpëtuar nga zhdukja! Elementi kryesor i identifikimit të një Kombi është padyshim gjuha. Po ashtu frymezuan përmes shkrimeve, klubeve edhe në diasporën nevojën për të pasur një shtet të pavarur shqiptar.
Shpallja e Pavarësisë në vitin 1912. Është akti më i rëndësishëm i shqiptarëve pas Beslidhjes së Lezhës. Ky ishte akti i parë dhe vendimtar që Shqipëria u bo shtet sipas të drejtës ndërkombëtare të Kohës. Për Pavarësinë e Shqipërisë kanë kontribute të gjitha krahinat e Shqipërisë si dhe Shqiptarët jashtë në Diasporë.
Momentet e Monarkisë janë një moment i rëndësishëm i Konsolidimit të shtetit, të forcimit të saj e po ashtu të afirmimit edhe në arenën ndërkombëtare si subjekt shtetëror. Diktatura ka pasur pasoja të rënda në drejtimin e demokracisë, por ka pasur edhe diçka pozitive, sepse u bënë studime e publike të rëndësishme te histografisë dhe të arkeologjisë duke rritur akoma më shumë ndjesinë kombëtare tek qytetarët.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Pavarësia e Kosovës, Lufta në Kosovë, Lufta në Maqedoni, statusi kandidat në BE kanë hedhur bazat që ky shekull që kemi nisur me shumë gjasa të jetë shekulli i shqiptarëve të paktën në Ballkanin Perëndimor! Ka edhe faktorë të tjerë që hedhin shpresën e dominimit të shqiptar ne shekullin e sapo nisur në Ballkanin Perëndimor e këto janë:
1. Rruga e Kombit
2. Aeroporti i Kukësit
3. Aeroporti i Vlorës
4. Porti i Durrësit
5. Porti i Vlorës
6. Baza ushtarake e Natos në Kuçovë
7. Baza ushtarake e NATO-s e mundshme në Portin e Durrësit
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë tashmë të shikoj drejt të ardhmes, sepse të shkuarës i mbijetojë!