“Shqipëria Far West”, rritet kriminaliteti

Kriminaliteti është në rritje. Sipas raportit të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e dytë 2017 janë kryer 8.393 vepra penale, 898 më shumë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe e zënë “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 39,6 %, “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike” me 38,2 % dhe “Krimet kundër personit” me 20,1 %.

Numri i “veprave penale kundër personit” që përbëjnë një nga grupet e krimeve me pasoja më të rrezikshme për jetën, gjatë tremujorit të dytë 2017 llogaritet 1.688, 166 më shumë se tremujori paraardhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahasim me të dhënat e INSTAT për tremujorin paraardhës, rritje gjatë tremujorit të dytë shënojnë thuajse të gjitha grupet e krimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?