Shqipëria forcon bashkëpunimin me UN Tourism, Gonxhja: Mbështetje për hapjen e Akademisë së Turizmit në Shqipëri!

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar sot në Panairin e Turizmit në Madrid, Sekretaren e Përgjithshme, të UN Tourism, Sheikha Al Nowais, e cila ka marrë detyrën në janar.

Takimi i parë zyrtar me Al Nowais u mbajt në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur, ku Shqipëria prezantohet me sloganin ”Albania All Senses” si një destinacion gjithëvjetor. Në takim u diskutua mbi suksesin e Shqipërisë si destinacion turistik, si edhe mbi hapjen e Akademisë së Turizmit në Shqipëri, nismë që mori mbështetjen e plotë të Sekretares së Përgjithshme.

Sipas Gonxhes, UN Tourism do të asistojë Shqipërinë me ekspertizë të specializuar sipas nevojave të identifikuara ndërkohë që të dy palët dakordësuan një plan pune me pika konkrete bashkëpunimi. Panairi Fitur është një nga më të mëdhatë në fushën e turizmit, i njohur për numrin e lartë të kontratave dhe marrëveshjeve që lidhen gjatë ditëve të para të tij. Shqipëria po merr pjesë me synimin për të zgjeruar ofertën turistike gjatë gjithë vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?