Shqipëria furnizonte me drogë bandën, policia e Breshias arreston 11 persona
Baza e grupit që ushtronte trafikun e drogës ishte pikërisht në këtë qytet, ndërkohë që banda kriminale kordinonte trafikun në disa qytete të ndryshme italiane. Hetuesit e policisë së Lombardisë, këtë mëngjes, realizuan 11 urdhër arresti kundër anëtarëve të një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës. Grupi ishte i përbërë nga italianë, shqiptarë dhe tunizianë. Një shqiptar ishte furnizuesi me heroinë dhe marihuanë i këtij grupi, përmes kontakteve që kishte në Shqipëri dhe Kosovë. Anëtarët e këtij grupi me aktivitet të gjer në Itali për shkaqe hetimi, pasi kërkohen edhe të tjerë, nuk janë identifikuar ende nga policia. Kokaina vinte edhe nga Spanja. Goditja e këtij grupi filloi në vitin 2010 dhe prej atëherë janë arrestuar disa trafikantë të drogës që e ushtronin këtë aktivitet në këto 10 vjet. Së fundmi janë kapur 22 kilogramë kokainë, 11 kg heroinë, 84 kg marihuanë, 250,000 € kesh, dhe disa armë. Qytetet e përfshira në trafikun e lëndëve narkotike janë: Milano, Firence, Catanzaro, Padova, Kremone, Novara, Cuneo, Pavia.
KOHA JONË SONDAZH

