Shqipëria hap ambasadë në Bosnjë dhe Hercegovinë
Aktualitet E Premte, 29 Dhjetor 2023 14:20
Shqipëria vendosi hapjen e ambasadës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.