Shqipëria i dhuron armatime Irakut

Ky vendim merret me qëllim luftimin e terroristëve të ISIS, në kuadër të dhurimit të armëve Irakut nga një sërë vendesh të NATO-s.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, datë 26.6.2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e armatimit, pa shpërblim, qeverisë së Republikës së Irakut, të hequr nga armatimi e përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë e përbërëse e tij.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Kryeministrisë.

SHKARKO APP