Shqipëria-Italia dhe Mali i Zi patrullime të përbashkëta në det

Drejtuesit e policive kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë kanë zhvilluar një takim duke u dakordësuar mbi patrullimet e përbashkëta për rritjen e kontrollit detar në Adriatik me qëllim parandalimin e trafikut të drogës.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj.

Qëllimi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes të tre vendeve në fushën e kufirit dhe migracionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Intensifikimi i luftës ndaj trafiqeve të paligjshme në kufirin blu, por edhe në atë të gjelbër ishte një çështje që zuri një vend të veçantë gjatë bisedimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit u vendos për një protokoll trepalësh për patrullimet e përbashkëta në hapësirën detare të tre vendeve në detin Adriatik.

Mes drejtuesve të policive kufitare të tre vendeve u dakordësua shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve në lidhje me të gjitha mjetet detare që ndryshojnë vendbazimet dhe të atyre që deklarojnë se do të lëvizin drejt njërit nga tre vendet.

Gjithashtu, u ra dakord për një shkëmbim informacionesh të menjëhershme në lidhje me imigracionin e paligjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?