Shqipëria ka 60 mijë përdorues droge

Të dhënat mbi konsumin e lëndëve narkotike, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i bëri publike gjatë takimit Ndërkombëtar për Teknikat e Parandalimi të Drogës të mbajtur në Tiranë.

Ilir Beqaj – Ministër i Shëndetësisë: “Aktualisht numri i përdorues/abuzuesve në vendin tonë ka kapur shifrat rreth 50-60 mijë. Edhe tek ne substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabis (rreth 65 %); përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% (një pjesë e konsiderushme e të cilave administrohet intravenoz duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundje të trasmetueshme); rreth 10% janë përdorues të kokainës, etj. Vëzhgimet dhe vlerësimet e fundit flasin për një rritje të preferencave për substanca sintetike, të ashtuquajtura të bareve, veçanërisht e stimulantëve të tipit të amfetaminës (ekstazi)”

Shtimi i qendrave që ofrojnë këshillim dhe metadon për personat që duan të largohen nga droga është objketivi kryesor i përcaktuar në Strategjinë Kombëtare 2012-2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon situtës në botë, përdorimi i drogës ka arritur përmasa kritike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo vit raportohen rreth 210 milion përdorues droge dhe pothuaj 200,000 prej tyre vdesin si pasojë e abuzimit me drogën.

Rreth 140 milionë, janë përdorues të produkteve të kanabisit; vendin e dytë e zënë stimulantët e tipit të amfetaminës me rreth 35 milionë, rreth 20 milionë janë përdorues të opiateve dhe rreth 15 milionë përdorues të kokainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?