Shqipëria ka vetëm 7 sizmiologë

Ish-drejtor i Institutit të Sizmologjisë, Shyqyri Aliaj i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora po komenton situatën e rëndë ku ndodhet vendi, për shkak të tërmetit të fortë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e kësaj të marte.

Aliaj u shpreh se dikur kanë lënë një rrjet shembull sizmiologjik, por që prej atëherë nga ai, kanë mbetur vetëm 2 rrjete që punojnë për shkak të mungesës së investimeve.

Aliaj: Në të vërtetë, zhvillimi pas 90-tës u bë i pakomanduar, pra zhvillim vullnetar, secili ndërtonte, bënte çfarë donte. Po të vije ti unë nxirrja pushkën. Ky zhvillim lejoi këtë anomali i cili arriti deri në institucionet shkencore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Instituti Sizmiologjisë u mbyll në 1 janar 2008. Kishte 40 punonjës e katër departamente, u katandis në 7 punonjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi lënë një rrjet modern sizmiologjik i pari në Ballkan ku regjistroheshin tërmete kudo në Shqipëri, nga jugu në veri. Nga ai rrjet tani kanë mbetur vetëm dy stacione sepse nuk ka investime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?