Shqipëria kryeson në Ballkan, ka plot 14 festa zyrtare

Shqipëria është një ndër shtetet që ka më shumë festa zyrtare, plot 14 ditë. Një prej këtyre festave zyrtare është edhe Dita e Verës, e cila është shpallur e tillë në vitin 2004. Shumica e tyre, 6 ditë janë festa që lidhen me besimet fetare dhe datat e tyre ndryshojnë nga viti në vit, me përjashtim të ditës së Novruzit e cila është më 22 Mars, dy janë ditë historike, Pavarësia dhe Çlirimi i vendit, më 28 dhe 29 nëntor.

Ndërsa 8 Dhjetori, dita ndërkombëtare e rinisë prej vitit 2009 është shpallur si festë zyrtare në ndërtim të studentëve të Dhjetorit. Pjesë e festive zyrtare është dhe 5 Shtatori, dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Bashkia e Lezhës këtë vit i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë të të shpalli festë zyrtare edhe 2 Marsin, në kujtim të Kuvendit të Mbledhjes së Principatave nga Skënderbeu më 1444.

Shqipëria renditet në listën e vendeve europiane me më shumë festa zyrtare, më konkretisht, rekordin e festave zyrtare e mbajnë Islanda me 16, dhe Lituania e Letonia me nga 15 ditë secila dhe Shqipëria me 14 ditë. Shteti me më pak festa zyrtare në Europë është Greqia e cila ka vetëm 6 ditë në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ballkan pas Shqipërisë e cila ka më shumë festa zyrtare, renditet Kosova dhe Serbia kanë nga 11 ditë festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalendari i festave zyrtare:

Festat e Vitit të Ri 1 Janar
Festat e Vitit të Ri 2 Janar
Dita e Verës 14 Mars
Dita e Nevruzit 22 Mars
E diela e Pashkëve Katolike Prill
E diela e Pashkëve Katolike Prill
Dita e Bajramit të Madh
Dita Ndërkombëtare e Punonjësve 1 Maj
Dita e Kurban Bajramit
Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës 5 Shtator
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë 28 Nëntor
Dita e Çlirimit 29 Nëntor
Dita Kombëtare e Rinisë 8 Dhjetor
Krishtlindje 25 Dhjetor

Numri i festave zyrtare në shtetet:

Islanda 16 ditë
Lituania 15 ditë
Letonia 15 ditë
Shqipëri 14 ditë
Greqia 6 ditë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?