Shqipëria mban “vendin e nderit” në Panairin e Turizmit në Berlin

Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025 në Panairin e Turizmit në Berlin. I pranishëm në këtë panair është edhe Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Pak vite më parë do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne kjo ngjarje. Të sjell pak diell sot nga Shqipëria sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit, do të ishte blasfemi. Është një kënaqësi që gjendem në një aktivitet që vetëm pak vite më parë ishte e vështirë të përfytyrohej. Kënaqësi e madhe të citoj një prej organeve më të mëdha të shtypit gjerman Bild që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikuj jo fort të këndshëm. Bazuar në kartën e turizmit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është me rritjen më të shpejtë sa i përket turizmit.

Ndërkohë që shohim më në fund edhe turistët gjermanë që vijnë. Dikush më tha para disa kohësh, që koha kur turistët gjermanë të vijnë, atëherë progresi juaj do të jetë i pakthyeshëm sepse ata janë më kokëfortët që të kuptojnë se ku po shkojnë, dhe në momentin që vijnë është një dëshmi e fortë e ndryshimit. Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së numrit të turistëve gjermanë. 120 mijë ishin vetëm pak vite më parë ndërsa janë rritur në 374 mijë vitin e kaluar, por jemi ambiciozë për të marrë edhe më shumë. Ishim të izoluar nga e gjithë Europa para viteve ’90, ishin Koreja e Europës. Në aeroport kishte një berberhanë pasi në vendin tonë, Carl Marks nuk do të lejohej të hynte në Shqipëri nëse nuk do të hiqte mjekrën“, tha Rama në konferencën e mbajtur para nisjes së panairit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?