Shqipëria me borxhe ndihmon Ukrainën? Çani: Ëndrra e madhe e Ramës është…
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kiev dhe premtimi për të ndërtuar një lagje nën rrënojat e luftës që ka shkaktuar Rusia, gazetari Arian Çani e konsideruar një situatë haluçinante faktin që një vend i zhytur në borxhe si i yni, ndihmon në rindërtimin e një lagjeje në Ukrainë.
”I paparë, habit dynjanë. Një vend i zhytur në borxhe, në nivele të frikshme. Tani thotë që do ndërtojnë. I kanë dhënë autorizim vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga lider lokal, tani lider rajonal, shumë shpejt s’keni parë gjë akoma. Pak është një lagje. Jemi në situatë haluçinante. Një vend i vogël shkon në një vend në luftë dhe thotë do ndërtoj një lagje, ky lajm shkon në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ramës i bën mirë. Nuk i besoj këto, imazhi i Shqipërisë, janë bullshit”,-tha në ”MCN TV”.
Për të Rama nuk synon një pozicion të rëndësishëm në NATO dhe UNESCO, por të jetë Kryeministri ose Presidenti i një Shqipërie të bashkuar. ”Ai ëndërron të jetë Presidenti, kryeministri, kancelari. Kur them Shqipëria i rri e vogël Ramës, nuk flas që ai të jetë sekretar i NATO-s”.