Shqipëria me tarifat e studimit shumë herë më të larta se Gjermania
Nëse deri dje të gjithëve u dukej normale që studentët shqiptarë të paguajnë kaq shumë për studimet universitare, protestat e ditëve të fundit kanë shpalosur kontradiktën mes tarifave të larta dhe ekonomisë së ulët në vendin tonë.
Shpeshherë tarifat e universiteteve në Shqipëri janë të papërballueshme për prindërit dhe kështu studentët detyrohet të punojnë duke lënë mënjanë gjënë parësore për ta: studimin.
Sipas statistikave, një student shqiptar duhet të paguajë për ciklin e studimeve deri në 2000 euro më shumë se sa një student në Gjermani, i cili e ka tarifën zero.
Kjo i shtohet faktit se në Gjermani rrogat janë 8 herë më të larta në së Shqipëri, transportin publik e kanë fals dhe pagesa e konvikteve është e ulët dhe kushte janë shumë herë më të mira. Pagesa e një konvikti në Gjermani është diku te 300 euro, ndërsa në Shqipëri është rreth 400 euro.
Por protesta e studentëve i ka dhënë një frymë tjetër këtij vendi dhe shpresa është e madhe se ata do ja dalin të përmbysin këtë “sundim” të kushteve mjerane ku studiojnë dhe banojnë.
Këto janë kërkesat e tyre për Ministrinë e Arsimit dhe qeverinë njëherësh:
- Përgjysmim i tarifës së studimi
- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
- Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
- Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.



KOHA JONË SONDAZH

