Shqipëria merr borxh 30 respiratorë që kurojnë Covid-19 nga Danimarka
Danimarka do të sjellë 30 respiratorë në Shqipëri, për të ndihmuar në kurimin e pacinetëve me Covid-19. Mediat daneze shkruajnë se vendimi është marrë nga ministrat e vendit bazuar në një vlerësim se respiratorët nuk janë të nevojshme aktualisht nga shërbimet shëndetësore vendase.
Shqipëria ka mundësi të përdorë për një vit këto pajisje për të kuruar pacientët e saj, por nëse Danimarkës do t’i duhen, do të kërkojë që vendi ynë do t’ja kthejë sërish mbrapsht 30 respiratorët. Në Shqipëri, do të vijë edhe një anëtar i sektorit shëndetësor danez së bashku me respiratorët për të trajnuar shqiptarët se si t’i përdorin ato.
Muajin e kaluar Danimarka ka dërguar edhe 80 respiratorë për të ndihmuar vendet e tjera. Ndërkohë, Task-Forca po punon për gjetjen e vendeve të tjera për të dërguar 50 respiratorë të mbetur. /Dosja.al/