Shqipëria merr presidencën e Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore

Rrjeti Mesdhetar i Enteve Rregullatore do të drejtohet nga kryetarja e AMA-së, Armela Krasniqi. Përgjatë dy ditëve, në Tiranë do të mbahet edhe Asambleja Plenare e 22-të e këtij instrumenti rregullator për tregun mediatik. Shqipëria mirëpret për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore.

Fokus të veçantë të kësaj konference do të ketë formësimi i audiencës kritike ndaj përmbajtjes së mediave. Aktorët po ashtu do të diskutojnë për Aktin Evropian për Lirinë e Medias, i cili pritet të miratohet së shpejti, si një instrument i ri shumë i dobishëm i Bashkimit Evropian për mbrojtjen e pluralizmin dhe pavarësisë së medias.

Konferenca do të mbahet në datat 28-29 Shtator dhe janë parashikuar të diskutohen çështje të rëndësishme mbi sfidat me të cilat përballet mjedisi mediatik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?