Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO, ministri Hasani: Do të forcojë sigurinë e rajonit tonë

Shqipëria ka mirëpritur vendimin e Hungarisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shkruan se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit dhe të gjithë Aleancës. ”Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës”,-shkruan ministri në Twitter.

SHKARKO APP