Shqipëria mund të bëjë prapaktheu, mjeku: Duhet një plan i qartë për hapjen

Ivi Kasinati, mjek në Boston, thotë se hapja e shoqërive është e paevitueshme. Referuar Shqipërisë ai thotë se masat kanë qenë drastike krahasuar me SHBA, ndërsa shton se vendi krahas hapjes  duhet të kenë një plan të përcaktuar qartë.

Mundësia që të shkojmë sërish drejt mbylljes nuk  e përjashton, por mjeku për Ora News thotë se në çdo rast rikthimi të virusit bota është më e përgatitur për t’ju përgjigjur dhe për të shmangur karantimin e një popullësie të tërë.

Kasinati: Masat e parandalimit kanë qenë efektive në Shqipëri. Në vende të ndryshme të botës masat e ndalimit janë të ndryshme.Masat në Shqipëri janë diçka drastike krahasuar dhe me SHBA, në Massachusetts ku jetoj unë. Duhet të kuptojmë që do të vijë një moment që do të fillojë dhe hapja. Nuk do të jetë normale në fillim por duhet ecur drejt një normaliteti. Duhet menduar nga qeveria por kryesisht nga organet mjekësore në Shqipëri për të pasur një plan të përcaktuar dhe të qartë si do të bëhet hapja. Duhet të jemi të arsyeshëm se mund të hapemi dhe më pas të ndalosh përsëri nëse shikon një rritje të numrit të të infektuarve. Globalisht jemi më të përgatitur tani duke ditur shenjat e sëmundjes, duke ditur numrin e rasteve dhe duke pasur numrin e depistimeve që të përcaktohen zonat e nxehta më herët në mënyrë që të mos izolohet një popullësi e tërë dhe të goditet ekonomia për një periudhë të pacaktuar kohe.

SHKARKO APP