Shqipëria ndër 15 shtetet më të korruptuara të botës
Nuk është nevoja të bazohemi në raporte, kur situata politike dhe të palarat e politikanëve që na qeverisin po dalin sheshit çdo ditë që kalon.
Trishtohemi kur dëgjojmë që populli po largohet, e ata që janë ende këtu synojnë të ikin jashtë, por realiteti është i tillë, Shqipëria është e korruptuar!
Kur shqiptarët pyetjen se a mendojnë se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre, shumica dërrmuese e tyre mendojnë që PO.
Sipas nën indeksit të korrupsionit, të publikuar në raportin e fundit global të lumturisë, porositur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet e 15 ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj, shkruan Monitor.
Sipas metodologjisë së raportit perceptimi i korrupsionit mat mesataren kombëtare të dy përgjigjeve në sondazhin e realizuar nga Gallup.
KOHA JONË SONDAZH

