Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria ndër vendet më të prekura në Europë nga gripi sezonal, 3 të vdekur

Aktualitet E mërkurë, 4 Mars 2020 09:07
Shqipëria ndër vendet më të prekura në Europë nga gripi sezonal, 3 të vdekur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria ishte ndër me goditurat në Europë nga gripi sezonal sipas të dhënave të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik në një buletin të posaçëm për situatën e gripit në Shqipëri. Harta europiane e gripit sezonal tregon se Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Rumania u preken nga një intensitet i konsideruar i lartë për gripit sezonal.

Përgjatë gjithë javëve të vitit 2020 që përfshijnë dy muajt janar dhe shkurt gripi ka përfshirë sistematikisht mbi 21 mijë persona. Kulmi arriti në javën e pestë me mbi 25 mijë të prekur, nga të cilët mbi 899 persona shfaqen simptoma të rënda respiratorë që kishin nevojë për shtrim në spital. Prej tyre 166 persona përjetuan komplikacione të rënda dhe kishin nevojë për kujdes intensiv. Për rrjedhojë tre persona kanë humbur jetën prej gripit sezonal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 08 (17 –23 Shkurt 2020) janë grumbulluar 899 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA.

Sipas ISHP -së rasti klasifikohet si SRRA (Sëmundje e rëndë respiratorë akute) sipas përkufizimit të OBSH dhe si STRRA (Sëmundje tepër e rëndë respiratorë akute), ndërsa sipas klasifikimit tonë për të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në repartet e terapisë intensive dhe për oksigjenim. Të dhënat zyrtare tregojnë se 186 (20.7%) prej 899 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione (STRRA) që kishin nevojë për trajtim intensiv.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa 156 (21.9%) e mostrave SRRA i përkasin grupmoshës pediatrike 0-14 vjeç dhe 45 (24.2%) e mostrave STRRA i përkasin grupmoshës pediatrike 0-14 vjeç.

ISHP sqaron se, përpara pranimit në laborator kryhet rregullisht monitorimi i cilësisë së mostrës sipas protokolleve standarde. Të gjitha mostrat janë testuar me metodën molekulare të Real-Time. Nga testimi i tyre në 322 (37.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 199 (20.4%) virusi i tipit A dhe 142 (17.1%) virusi i tipit B. Nga 199 viruset e tipit A 75 ose (37.7%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 114 (57.3%) të nëntipit A/H3 ndërsa 10 (5%) janë në procesin e nëntipizimit. Nga testimi për viruse të tjerë respiratorë 5 mostra kanë rezultuar pozitive për Rhinoviurs dhe 1 mostër pozitive për Human parainfluenza.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Para 28 minutash
Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 47 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 54 minutash

Të dhënat nga ISHP tregojnë se për shkak të gripit sezonal kanë humbur jetën tre persona

Në javën e 3-të në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë ndodhur dy vdekje. Një paciente me moshe 61 vjeç, ishte me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni dhe e pavaksinuar ndaj gripit. Pacientja tjetër ishte e moshës 80 vjeç, me fillim të menjëhershëm dhe me insuficiencë respiratorë, e pavaksinuar ndaj gripit. Gjithashtu ka humbur jetën edhe një pacient me moshë 41 vjeç i pa vaksinuar ndaj gripit.

Por në javën e 8 -të te vitit 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratorë të Sipërme dhe të Poshtëm, por ky numër është 19% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në datën 6 nëntor 2019 mbërritën në ISHP 60 000 dozat e para, vaksinë ndaj gripit, Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund të vaksinohen me këtë vaksinë janë: -personeli shëndetësor, fëmijët në moshën 2 deri 5 vjeç, -gratë shtatzëna, -persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave,-persona mbi 65 vjeç.

Etiketat e lidhura

gripi sezonal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 17 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 28 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 29 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.