Shqipëria ndihmë urgjente për zjarret në Greqi
Shqipëria është ofruar që ti gjendet pranë shtetit fqinj që po lufton me flakët, dhe këtë të mërkurë bëri gati ndihmën me të gjithë mjetet e nevojshme për ti dërguar në Greqi.
PËRGJIGJE E SHQIPËRISË KËRKESËS PËR NDIHMË
Shqipëria nëpërmjet Minsitrisë së Mbrojes, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ekipi i ofruar Greqisë për ti shkuar në ndihmë, është 1 Modul me total 58 persona dhe 10 mjete, të ndara si më poshtë:
• 47 zjarrfikës dhe 6 automjete zjarrfikës.
• 9 operator per mbështetjen logjistike dhe 2 Koordinator nga AKMC me 4 automjete.
Ekipi Shqipetar i koordinuar nga AKMC në kuadër të bashkepunimit me ERCC, është i përbërë nga Strukturat Operacionale të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, ku vlen për tu theksuar pjesëmarrja e menjëhershme e strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Bashkive nderkufitare si Korça, Dropulli, Maliqi dhe Gjirokastra, me konkretisht ekipi si më poshtë:
– 2 persona nga AKMC me Automjet-Për Koordnimin dhe pika kontakti me UCPM
– 15 zjarrfikës dhe 3 mjete zjarrfikëse nga Strukturat Operacionale të Emergjcave Civile
– 10 zjarrfikes dhe 1 mjes furgon
– 2 mjeke dhe 1 autoambulance
– 5 zjarrfikes-1 mjet zjarrfikes nga Bashkia Maliqi
– 5 zjarrfikes-1 mjet zjarrfikes nga Bashkia Korca
– 4 zjarrfikes-1 mjet zjarrfikes nga Bashkia Dropull
– 5 zjarrfikes-1 mjet furgon nga Bashkia Gjirokasra
9 persona shofer dhe llogjistika