Shqipëria ndihmon Kosovën me energji, Pacolli: Një strategji e përbashkët energjetike duhet të jetë hapi i radhës
Shqipëria do të ndihmojë Kosovën duke i dhënë 7680 MWh, për datat 31 dhjetor dhe 1 janar në mënyrë që familjet të mos festonin në errësirë, në një kohë që vendi po përballet me krizën ekonomike.
Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka thënë se një strategji e përbashkët energjetike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës mes dy vendeve.
”Faleminderit kryeministër Edi Rama për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës. Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është rruga përpara”.