Shqipëria në ”Blackout”, bllokohen rrugët
Protesta po zhvillohen edhe në Durrës, të cilët kanë bllokuar edhe autostradën Tiranë-Durrës në të dyja krahët pranë mbikalimit të Shkozetit.
Banorët kanë dalë në mbështetje të studentëve por protestojnë edhe për taksat e larta dhe për papunësinë. Edhe në Shkodër për të 4 ditën kanë vazhduar protestat, me thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit.
Madje mes makinave të bllokuara është edhe një makinë policie. Banorët e Shkodrës kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit, taksat por edhe varfërinë.
Edhe qytetarët në Berat janë ngritur në protestë kundër çmimit të naftës, duke bllokuar rrugën kryesore e duke rënduar trafikun.
KOHA JONË SONDAZH

