Shqipëria në fillimet e një vale të re, mjekët thirrje për vaksinim
Shqipëria është në fillimet e një valë tjetër nga nënvarinatet e Omicron.
Ekspertët e institutit të shëndetit publik nuk përjashtojnë mundësinë e qarkullimit të mutacioneve të reja Ba4 dhe Ba5 edhe pse ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Epidemiologu Artan Simaku u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar rastet e rënda dhe vdekjet.
Specialistët e ISHP, deklarojnë se pandemia ende nuk ka mbaruar edhe pse nënvariantet e Omicron janë më të lehta se mutacionet e para të Covid-19.