Shqipëria në Këshillin e Sigurisë së OKB, vjen reagimi i parë nga Rusia
Më 11 qershor, Shqipëria u votua për herë të parë për të marrë një nga 5 vendet e përkohshme në këtë këshill, me një mandat dyvjeçar. Shqipëria u mbështet nga 175 vende anëtare nga 190 që morën pjesë në votim.
Pas zgjedhjes së 5 shteteve të reja si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Për agjencinë e lajmeve TASS, Ministria e Jashtme e Rusisë shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete.
“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj. Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”.