”Shqipëria në një emergjencë kombëtare”, Alimehmeti: Qeveria po na vjedh të ardhmen e fëmijëve, duhet reagim i fortë qytetar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare, ndërsa akuzoi qeverinë se po drejtohet nga antivlera dhe se po dëmton rëndë të ardhmen e brezave të rinj. Gjatë fjalës së tij në tryezën opozitare, Alimehmeti tha se emergjenca me të cilën përballet vendi nuk lidhet vetëm me fatkeqësitë natyrore apo paaftësinë e shtetit për t’u përballur me to, por me mënyrën se si qeveriset Shqipëria.

“Ne qëndrojmë për familjen. Ne qëndrojmë për lirinë, ne qëndrojmë për besimin, ne qëndrojmë për pronën, ne qëndrojmë për kombin. Ne qëndrojmë për një orientim perëndimor të Shqipërisë, apo jo? Po si qëndrojmë? Duhet të qëndrojmë në çdo prag. Nga pragu i derës, ku e kemi ne detyrë të shkojmë dhe t’ia shpjegojmë dhe të flasim me njerëzit, deri tek pragu i institucioneve, ku duhet të çojmë revoltën e tyre.

Kalon përmes rrugës dhe bulevardit kjo? Po patjetër kalon përmes rrugës dhe bulevardit. Por duhet të kalojë në mënyrë të fortë, në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë të përshkallëzuar. Se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë. As nga sallat e konferencave nuk hidhet. Hidhet nga atje jashtë, duke vepruar, duke folur me njerëzit dhe së bashku me ty, duke shkuar atje për t’i treguar atyre vendin që meritojnë. Një vend antikombëtar, një person që është antikombëtar, nuk e meriton vendin e tij mes këtij kombi, e jo më mbi këtë komb”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?