“Shqipëria nuk është Bashkimi Sovjetik”! Gjoni proteston në Kuvend kundër Varhelyit: S’jemi dele
Deputeti Ralf Gjoni ka qenë mjaft kritik me vizitën dhe fjalimin e komisionerit Várhelyi në parlamentin e Shqipërisë. Ai tha se e vërteta është ndryshe nga ajo që thuhet në progres raportin që paraqiti dje komisioneri i BE-së.
“Në fakt unë do të kisha preferuar që komisioneri të angazhohej edhe në një seancë të posaçme bashkëbisedimi me deputetët e Kuvendit, ashtu sikur e bën edhe në PE. Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye unë sot kam vendosur këtë maskë në shenjë proteste, për mënyrën si organizohen vizitat e komisionerëve,
“Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik”. Unë mendoj se kanë mbaruar kohët e Bashkimit Sovjetik, Kur Hrushovi vinte në Shqipëri dhe gjente një tufë delesh që ngrihen në këmbë dhe duartrokasin për cdo hap që hidhte Hrushovi. Varheli ka thënë disa të pavërteta të raporti i fundit i KE-së, veçanërisht te një që ‘janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore” dhe lavëdroi marrëveshjen e 5 qershorit.
Kjo është e pavërtetë, janë bërë përpjekje për të luajtur me reformën elektorale. Zoti Varhlei ka ardhur koha që ne në Shqipëri të flasim me zërin e të vërtetës, pa kompleks inferioriteti. Zoti Varheli përfaqëson Viktor Orbanin, një nga liderët më autoritar të BE-së. Emërimi i tij u përshëndet nga dy lider në Ballkan, Vucic dhe Dodik në Bosnje, që vepron për hir të Moskës në Ballkan. Shqipëria nuk i përket këtij klubi, por me zemër dhe shpirt klubit euroatlantik.
Várhelyi nuk duhet kthyer në një teknokrat për të legjitimuar krimin që po përgatitet në këtë vend në zgjedhjet e 25 prillit. Cfarë dëshiron ky, një autokraci? Që fëmijët tanë të rriten mes kriminelëve. Cfarë kërkon që Shqipëria të mbetet vetëm me pensionistë si Spartak Braho, apo me gra të mbuluara, apo me Erdoganistë, ne jemi vend euroatlantik. Kodin ta çojmë në Kushtetuese që të mos zhvillon me këtë kod elektoral” tha ai.