Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave, Rama: Hap drejt BE-së
Shqipëria është bërë pjesë e sistemit unik europian të pagesave (SEPA). Kryeministri Edi Rama e cilëson si një tjetër hap të madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. ”Shqipëria bëhet pjesë e shtrirjes gjeografike SEPA, një tjetër moment historik, duke dhënë frytin e përpjekjeve të përkushtuara dhe angazhimit të palëkundur nga qeveria, sektori financiar së bashku me partnerët tanë në një përpjekje të pakthyeshme për t’u përafruar në çdo aspekt me standardet dhe parimet evropiane. Nga fjalët tek veprat, integrimi i Shqipërisë në Evropë dhe sjellja e Evropës në Shqipëri”,-shkruan Rama në platformën X.
🇦🇱Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian🇪🇺
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare… pic.twitter.com/0bwCuOsNtZ— Edi Rama (@ediramaal) November 21, 2024