Shqipëria po konfirmohet si shteg kalimi i emigrantëve për në Perëndim

Refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika po e konsiderojnë Shqipëri si shteg kalimi për në Perëndim.

Kjo ecuri vijoi edhe në 5 muajt e parë të vitit, periudhë kohore në të cilën në kufij dhe brenda territorit të vendit u kapën më shumë se 4 mijë emigrantë të parregullt, kryesisht nga Siria, Maroku e Algjeria.

E teksa tashmë as Europa nuk është më e gjitha në paqe, njohës të fushës kërkojnë ngritjen e kapaciteteve për trajtuar azilkërkues të mundshëm.

Dita Botërore e Refugjatëve këtë vit e gjen globin të përfshirë nga kriza më e madhe humanitare në histori.

SHKARKO APP