Shqipëria prezantohet në gazetën ”L’Est républicain”, Rama: Mbi 60 mijë turistë francezë në 7 muaj

“Shqipëria është e mrekullueshme”, shkruan gazeta franceze “L’Est républicain”, duke prezantuar vendin tonë si të rëndësishëm për sezonin turistik veror. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga gazeta franceze e cila thekson se “është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë”.

”Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”,-shkruan Rama.

Në shkrimin e botuar nga francezja “L’Est républicain” thuhet se “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.

Gazeta franceze ka përshkruar Alpet, Thethin, liqenin e Komanit, qytetin e Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Butrintit dhe Tiranën.

SHKARKO APP