”Shqipëria shpërbëhet nëse nuk shpëton nga korrupsioni”, Ngjela: Pata bisedë me Yuri Kim, ja çfarë më tha

Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse Shqipëria nuk shpëton nga korrupsioni i lartë shtetëror, do të shpërbëhet. Ngjela tha se para se të ikte nga Shqipëria, ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka thënë gjatë një bisede, se prokurorët e SPAK janë të trembur dhe se kishte kërkuar që t’i mbronin.

”Çfarë e dini ju korrupsionin? Është kriminalitet i nivelit të lartë, nuk mund të ketë korrupsion nëse nuk ka punuar me tregun, është korrupsion i rrezikshëm. Kanë marrë në proces penal disa ministra, kryetarë bashkish, is- kryeministër. Kanë marrë kryetarë bashkish, por duhet më ashpër. Nëse SPAK që e ka ngritur Uashingtoni dhe ata e drejtojnë, nëse Shqipëria nuk shpëton nga korrupsioni shpërbëhet, dhe 30-40% e të korruptuarve janë me Beogradin.

Gjykatat që godasin krimin nuk kanë nevojë për mbështetje popullore. Drejtësia ka rregullin e vet të daljes në një shtet demokratik. Po nuk u godit korrupsioni i lartë shtetëror nga SPAK, Shqipëria përbëhet. Nuk kam folur ndonjëherë për skenar, interesi amerikan për Shqipërinë është shumë i madh. 

Pushteti gjyqësor pa SPAK, është i korruptuar, në funksion të politikës, sepse e ka emëruar politika. Që nga 1992, gjyqtarët emëroheshin nga politika. Prandaj erdhi korrupsioni deri në këtë shkallë që desh e shkatërroi Shqipërinjë. Tani të presim se çfarë do të bëjë SPAK”,-tha Ngjela në ”Abc News Albania”.

SHKARKO APP