Shqipëria strehon 607 afganë: Do qëndrojmë pak, do ikim në SHBA

Mëngjesin e kësaj të hëne, një avion solli nga Abu Dabi në Shqipëri 150 qytetarë të tjerë afganë duke e çuar deri këtë momente totalin në 607 persona. Shumica e të ardhurve ditën e sotme janë akomoduar në qytetin student.

Mes 150 qytetarëve afganë që kanë mbërritur në vendin tonë mëngjesin e kësaj të hëne janë edhe këta dy vëllezër shtatëvjeçar të cilët nuk kanë humbur kohë dhe kanë, nisur lojën me top në ambientet e jashtme të qytetit student. Abajdullah dhe Rohli ndjehen të çliruar nga frika shkaktuar prej kaosit në Afganistan. Jemi të panjohur për ta, nuk kanë nderoje dhe i bashkohemi për pak momente lojës së tyre.

Ata janë fëmijët më të vegjël të familjes Sedeeqi. Prindërit ndjekin me sy çdo lëvizje të tyre, ndërsa vëllai më i madh Khwaja Esmatullah Sedeeqi për Top Channel na tregon për orët e para si emigrantë në Shqipëri.

Khwaja Esmatullah Sedeeqi- Ndjehem mirë në ditën time të parë këtu. Kemi dalë bashkë me familjen të shikojnë vendin përreth godinës ku jemi strehuar. Pas graduimit në shkollë nisa të punoj për një kompani e sigurisë SIPE për tre vite por kohët e fundit u mbyll. Ne planifikojmë të qëndrojmë pak këtu dhe sapo të marrim vizat do të shkojmë në SHBA. Khabeer Ahmad Karimi ka zgjedhur pjesën afër shatërvanit për të shëtitur e fëmijët të cilët kjo hapësirë e madhe plot gjelbërim, i bën akoma edhe më të lirë.

Khabeer Ahmad Karimi-Njerëzit këtu dhe kushtet janë shumë të mira. Lam pas shumë dhunë, violencë e sulme. Tani jemi të sigurt. Kjo na gëzon. Kam punuar për qeverinë afgane në ministrinë e agrikulturës sektori prokurimeve. Në të njëjtën kohë po bëja edhe masterin në universitetin e Kabulit. Situata na detyrojë të lëmë gjithçka. Ne do të qëndrojmë këtu për një javë ndoshta dy e më pas do të nisemi për në SHBA.

Afganët në nevojë të mbërritur këto katër ditët e fundit në vendin, tonë janë kryesisht ish zyrtarë të qeverisë së shkuar afgane dhe shoqëria civile të nxjerrë nga Kabuli falë përpjekjeve të disa fondacioneve.

Vijimi strehimit të të tjerë afganëve në vendin tonë do të varet nga situata në aeroportin Hamit Karzai të Kabulit në një kohë kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi afatit të vendosur nga talibanët për SHBA në tërheqjen e atyre që punuan për ta.

Top Channel

SHKARKO APP