“Shqipëria të sigurojë postat e kufirit, ekstremistët kërkojnë kaos, dhunë dhe gjak”
Studiuesi, gazetari, shkrimtari Gazmend Kapllani, që është njohës i mirë i Greqisë, politikës, shoqërisë, kulturës etj. ka shprehur qendrimin e tij pas vrasjes nga Policia shqiptare të një minoritari grek në Bularat të Gjirokastrës.
“Shqipëria duhet të marrë masa urgjente për të siguruar postat e kufirit nga nje sulm i tipit MAVI si ai i vitit 1994”, paralajmëron studiuesi i njohur.
Kapllani ka lindur në Shqipëri, ka studiuar dhe jetuar për 20 vjet në Greqi dhe prej vitit 2012, jeton në Boston, ku jep mësim për “Shkrimin krijues” dhe “Historinë europiane” në Kolegjin Emerson. Tema e emigracionit, historia e pakicave, kufijtë, globalizmi, tolitarizmi janë në qëndër të veprave të tij.
Ja shënimi i Kapllanit:
“Incidenti ne fshatin Bularat, me nje te vdekur, eshte shume me i rende se sa duket. Viktima, me sa munda te kuptoj dhe te lexoj edhe faqen e tij ne fb, nuk eshte as i fantaksur, as i marrosur. Eshte fort i lidhur me qarqe ekstremiste ne Greqi, qe bien ere “Agimi i Arte” dhe MAVI (Ushtria per Çlirimin e Vorio Epirit), e cila ne te kaluaren ka kryer akte terroriste ne Shqiperi (1994).
Shenimi / deshmia e ministres greke te Kultures, M. Zorba, qe u ndodh ne varrezat e ushtareve greke ne Bularat nuk le asnje dyshim qe te gjitha rrefimet per gjoja ngritje apo zbritje te flamurit grek jane te rreme.
K.K. qelloi mbi policet shqiptarë pa u provokuar nga askush, me qellim vrasjen e tyre. Sipas posteve te tij ne Fb ai e sheh me armiqesi te terbuar qasjen diplomatike mes Shqiperise dhe Greqise si edhe fqinjesine e mire mes dy vendeve. Nuk eshte per t’u habitur. Kjo ka qene ngahere dogma e ekstremisteve ne Greqi. Por veçse kete radhe sulmi dhe sjellja e doresit dhe viktimes me pas te kujtojne taktikat kamikazi te ekstremisteve, gje qe nuk ka ndodhur asnjehere me pare.
Greqia kalon nje moment shume delikat dhe te turbullt, sidomos pas Marreveshjes per emrin me Maqedonine. Ekstremi i djathte ne Greqi, qe mban marredhenie shume te forta me parashtetin, nuk perjashtohet qe te perpiqet te destabilizoje qeverine e A. Cipras, nepermjet trazimit te marredhenieve mes Greqise dhe Shqiperise. Ekstremistet kerkojne te ndezin nje konflikt ne Ballkan sepse vetem keshtu mund te mbijetojne dhe te behen “te dobishem”. Meqenese nuk guxojne t’a bejne diçka te tille me Turqine (do t’u kushtonte shume) mendojne se mund t’a bejne me nje shtet te dobet si Shqiperia.
Shqiperia duhet te marre masa urgjente per te siguruar postat e kufirit nga nje sulm i tipit MAVI si ai i vitit 1994.
Me qetesi dhe pa nerva te komunikoje me palen greke dhe te sqaroje me hollesi gjendjen si edhe lidhjet e K.K. me qarqet ekstremiste ne Greqi.
Ekstremistet jane armiq te dy vendeve dhe jo vetem te Shqiperise. Punojne kunder paqes se te dy vendeve dhe kerkojne kaos, dhune dhe gjak”.
KOHA JONË SONDAZH

