“Shqipëria u jep informacion që merr nga Holanda bandave kriminale”

Pas votimit të Parlamentit Holandez, për rikthimin e vizave me Shqipërinë në emisionin Opinion është diskutuar mbi këtë temë.

Gazetari holandez Vincent Triest, i cili është një njohës i mirë i politikës në Holandë, tha se nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime.

Sipas tij, duke iu referuar dhe bisedave me ministrin holandez ai tha se problematik është rrjedhja e informacionit nga ana e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime. Trafikantët e drogës dhe kokainës shtetasit shqiptarët janë dominantë. Unë fola vetë me ministrin që erdhi para dy javës në Shqipëri, ai tha trafikantët shqiptarë kanë linjën e tyre nga Amerika e Jugut. Problematik është rrjedhja e informaciot, sjellin informacion të veçantë këtu në Shqipëri dhe më pas rrjedhin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?